Tërmet i fuqishëm 6.7 ballë godet Perunë, lëkundjet ndihen deri në Kolumbi, panik mes banorëve

Tërmet i fuqishëm 6.7 ballë godet Perunë, lëkundjet ndihen deri në Kolumbi, panik mes banorëve

08:11, 21/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë goditi Perunë qendrore të premten në mbrëmje, më 20 nëntor, duke shkaktuar panik dhe shqetësim te banorët.

Lëkundjet u ndjenë në disa rajone të vendit, përfshirë kryeqytetin Lima, si dhe në pjesë të Kolumbisë.

Sipas Institutit Gjeofizik të Perusë (IGP), tërmeti u regjistrua në orën 19:09 sipas kohës lokale, me epiqendër rreth 30 kilometra në veriperëndim të qytetit Junín.

Thellësia fokale e tërmetit u vlerësua në 129 kilometra, ndërsa intensiteti i lëkundjeve në rajonin Junín arriti nivelin V të shkallës së modifikuar Mercalli.

Deri në momentin e raportimit, nuk ka informacione për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale. Autoritetet po ndjekin situatën, ndërsa banorët mbeten në gatishmëri pas lëkundjeve të forta.

Tërmeti u ndje në një zonë të gjerë gjeografike, duke rikthyer vëmendjen te aktiviteti sizmik në rajonin e Paqësorit, ku Peruja është ndër vendet me aktivitet të lartë sizmik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco