Teksa në Tiranë vijojnë protestat kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë me një grup të rinjsh në Pallatin e Brigadave.
Vetë kreu i qeverisë ka publikuar pamjet në rrjetet sociale, duke u shprehur se dialogu është zhvilluar me “studentë që besojnë te protesta, jo te gurët’.
Të lidhura
None found
Takimi vjen pas një sërë ftesash të kryeministrit me ‘sofrën’ e dialogut para godinës së qeverisë, ku ftoi studentë e qytetarë të tjerë të uleshin të dialogonin lidhur me kërkesat e tyre ndaj qeverisë, ku ajo kryesorja është dorëheqja e Ramës.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me një videokartolinë nga dialogu me studentë që besojnë te protesta jo te gurët, me të cilët ramë dakord të mos e publikojmë hëpërhë debatin po vetëm pamjet, si edhe me falenderimin për Sara Bodon që e ka kthyer Agjencinë Kombëtare të Rinisë në një magnet për vajza e djem pa dallim bindjesh, ju uroj fundjavë të qetë”, ka shkruar Rama.






