Në Tiranë vijojnë protestat kundër qeverisë, dhe kryeministrit Edi Rama.
Megjithatë, kryeministri Edi Rama shprehet se ka zhvilluar një takim me studentë, duke përcjellë edhe një mesazh lidhur me protestat dhe dialogun me të rinjtë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se me studentët kishte zhvilluar një diskutim, për të cilin kanë rënë dakord që të mos publikohen për momentin përmbajtja dhe debatet, por vetëm pamjet nga takimi.
Krahas mesazhit, kryeministri ka publikuar edhe një video me momente nga takimi me studentët.
“Dhe me një videokartolinë nga dialogu me studentë që besojnë te protesta jo te gurët, me të cilët ramë dakord të mos e publikojmë hëpërhë debatin po vetëm pamjet, si edhe me falenderimin për Sara Bodon që e ka kthyer Agjencinë Kombëtare të Rinisë në një magnet për vajza e djem pa dallim bindjesh, ju uroj fundjavë të qetë”, shprehet më tej Rama.






