
Jakup Krasniqi ka zhvilluar sot vizitën e fundit në banesën e tij në Kosovë, përpara se të rikthehet në qendrën e paraburgimit në Hagë. Ai është shoqëruar nga forca të shumta të EULEX-it, ndërsa familjarët e të afërmit e kanë ndjekur momentin nga ballkonet, teksa Krasniqi ka hyrë në oborrin e shtëpisë.
Gjatë vizitës së djeshme u raportua se një pjesëtar i EULEX-it kishte drejtuar armën ndaj një familjari të Krasniqit. Megjithatë, misioni i EULEX-it e ka mohuar këtë pretendim përmes një njoftimi zyrtar.
Pasditen e sotme, Krasniqi pritet të rikthehet në Hagë, duke përmbyllur katër ditët e vizitës humanitare pranë familjes. Kjo vizitë iu mundësua për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Më 16 shtator, Gjykata Speciale e dënoi në shkallën e parë me 25 vite burgim për krime lufte.
