Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga burgu, pak para nisjes së Asamblesë së PS-së në Tiranë.
Në letrën publike drejtuar socialistëve, Veliaj ka sulmuar Edi Ramën, duke i kujtuar këtij të fundit se si bandat dhe krimi mbajnë sot pushtetin.
“Fitoret tona nuk na i dhanë as bandat, as krimi dhe as të fortët. Ato i ndërtuam me djersën e socialistëve dhe qytetarinë e Tiranës”, shkruan Veliaj, duke rikthyer në vëmendje periudhën e hershme kur, sipas tij, u ndërtua organizata socialiste e kryeqytetit.
Veliaj ngre më tej akuza se PS është kthyer në “hordhi privilegjesh”, ku sipas tij besnikëria e verbër ndaj Ramës vlen më shumë se parimet.
“A është ende socialisti me të cilin ndamë betejat dhe fitoret, apo vendin e tij e kanë zënë ministruca e drejtoruca, që pushtojnë territore me privilegje, në vend që të pushtojnë zemrat e qytetarëve. Më pikëllon të shoh një parti ku drejtuesi u hakërrehet socialistëve që e ngritën në krye, ku mijëra vota e vite sakrificash fshihen me një klithmë të tij dhe ku besnikëria e verbër ndaj tij vlen më shumë se besnikëria ndaj parimeve”,- shprehet Veliaj.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Rama vendosi ta largojë Veliajn nga drejtimi politik i Partisë Socialiste në Tiranë. Në vend të tij, drejtimi politik i kryeqytetit iu besua Albana Koçiut dhe Ervin Demos. Ndërsa ditën e sotme Rama pritet të mbledhë sërish Asamblenë e PS-së, ku mbetet për tu parë nëse do të japë sinjale konkrete për emrin që socialistët do të propozojnë për kandidat për Bashkinë e Tiranës.
Reagimi i plotë i Veliajt:













