Bosnja ia mbyll dyert Radoiçiqit, e konsideron rrezik për sigurinë shtetërore

Millan Radoiçiqit, i dyshuari kryesor për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë, i është ndaluar hyrja në Bosnjë dhe Hercegovinë pas vlerësimit se përbën kërcënim për sigurinë kombëtare. Burime pranë shërbimeve të sigurisë kanë konfirmuar lajmin për Radion Evropa e Lirë.

Sipas këtyre burimeve, ndalimi ka hyrë në fuqi më 13 nëntor, vetëm katër ditë përpara se Gjykata e Lartë në Beograd të lëshonte urdhër për paraburgimin e tij dhe ta shpallte në kërkim. Ky veprim erdhi pasi Radoiçiq nuk iu bind detyrimit për t’u paraqitur në polici më 15 nëntor, siç parashikohej nga masat e mbikëqyrjes në kuadër të hetimeve për rastin e Banjskës.

Të lidhura

None found

Me këtë vendim, nëse Radoiçiq tenton të kalojë kufirin boshnjak, ai do të refuzohet ose do të ndalohet menjëherë. Autoritetet në Sarajevë nuk kanë dhënë detaje mbi arsyet konkrete që çuan në këtë vlerësim.

E panjohur se ku ndodhet aktualisht

Ministria e Brendshme e Republikës Sërpska ka hedhur poshtë pretendimet se Radoiçiq gjendet në këtë entitet ose se gëzon mbrojtjen e strukturave të saj policore. Kohët e fundit janë përhapur spekulime se ai mund të jetë larguar nga Serbia drejt Rusisë, por as Beogradi zyrtar dhe as Moska nuk i kanë konfirmuar këto raportime.

Sipas televizionit N1, vendimi i Sarajevës erdhi pak ditë pasi Bosnja u braktis edhe nga Zvonko Veselinoviq, bashkëpunëtor i gjatë afarist i Radoiçiqit.

Radoiçiq ka pranuar se ka organizuar grupin e armatosur që më 24 shtator 2023 kreu sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë. Në atë ngjarje humbën jetën polici Afrim Bunjaku si dhe tre nga sulmuesit. Në Kosovë, ai është një prej 45 personave të akuzuar dhe po gjykohet në mungesë. Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë vendosur sanksione ndaj tij për dyshime mbi përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion.


Shtuar më 21.11.2026 10:14

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobetjojobet giriş