Rama mbledh Asamblenë e PS-së Tiranë, në fokus zgjedhjet vendore të 2027-ës

21 Nëntor 2026 | 10:17

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të shtunë Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë, në një takim ku në qendër të diskutimeve pritet të jenë përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027.

Vëmendje e veçantë pritet t’i kushtohet garës për Bashkinë e Tiranës, e cila parashikohet të jetë një nga betejat kryesore elektorale për socialistët.

Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 11:00, në ambientet e “Xibrakut”. Pritet që takimi të zhvillohet me dyer të mbyllura, megjithëse deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me këtë çështje.

Të premten, Rama mblodhi ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve në një takim në Kryeministri.

Ndërsa të shtunën e kaluar, më 14 nëntor, kryesocialisti mblodhi Asamblenë e Përgjithshme të PS-së në Gjirin e Lalzit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama tregon pamje nga takimi me studentët: Ramë dakord të mos publikojmë ende debatin

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje të reja nga takimi me një grup studentësh, në kuadër të nismës “Fol me Kryeministrin”. Përmes...
08:38 | 21/11/2026

Rama publikon foton e takimit: Dialog inkurajues me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale fotografi nga takimi që ka zhvilluar këtë të premte me një grup studentësh, në kuadër të nismës...
23:35 | 20/11/2026

Aksidenti tragjik në Durrës me 2 viktima, nëna e të miturit apel drejtësisë: Kërkoj dënimin maksimal

Emisioni Review në Euronews ka rikthyer në vëmendje këtë të premte aksidentin e rëndë të ndodhur më 3 maj 2026 në qytetin e Durrësit, ku...
22:25 | 20/11/2026