Një moment i pazakontë ka tërhequr vëmendjen në Parlamentin e Uellsit të Ri Jugor në Australi, ku deputeti liberal Jordan Lane ka surprizuar partneren e tij duke i propozuar për martesë gjatë fjalimit të lamtumirës.
32-vjeçari, i cili po mbante fjalimin e tij të fundit në parlament, nxori një unazë fejese dhe iu drejtua partneres së tij, Natalie, e cila ndodhej në galerinë e publikut, me pyetjen: “A do të martohesh me mua?”.
“Kryetar, pyetja ime e fundit si anëtar i Ride është për dashurinë time të madhe, Natalie. A do të martohesh me mua?”, tha ai.
Propozimi u prit me brohoritje dhe duartrokitje nga deputetët e pranishëm në sallë, ndërsa videoja e këtij momenti u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale.
Sipas mediave australiane, Lane dhe Natalie janë në një lidhje prej më shumë se 10 vitesh.
Deputeti i kishte njoftuar largimin nga politika lokale më 6 nëntor, duke deklaruar se angazhimi i tij në zonën elektorale të Ryde kishte ndikuar në jetën personale.
Kështu, fjalimi që shënonte fundin e karrierës së tij në Parlamentin e Uellsit të Ri Jugor u kthye në një moment të veçantë, me një propozim për martesë që surprizoi jo vetëm partneren e tij, por edhe të pranishmit në sallë.
View this post on Instagram










