Rama u frikësohet edhe socialistëve/ Kontrolle të rrepta dhe forca të shumta policore te Asambleja

Rama u frikësohet edhe socialistëve/ Kontrolle të rrepta dhe forca të shumta policore te Asambleja

10:25, 21/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Ramës i ka hyrë frika në palcë edhe nga socialistët e tij.

Ndërkohë që pritet të nisë Asambleja e PS për Tiranën, forca të shumta policore kanë blinduar godinën ku do zhvillohen punimet.

Në hyrje të godinës, anëtarët verifikohen rreptësisht përmes një liste emërore nga punonjësit e Gardës së Republikës, përpara se të lejohen të vijojnë drejt sallës qendrore të Akademisë së Arteve.

Ndërkohë Erion Veliaj ka publikuar një mesazh drejtuar socialistëve të Tiranës, në ditën kur kryeministri Edi Rama ka thirrur mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste në kryeqytet.

Në reagimin e tij në Facebook, Veliaj rikthehet te periudha nga viti 2015, kur mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës, duke theksuar se fitoret elektorale të socialistëve janë arritur falë punës së strukturave të partisë dhe jo mbështetjes së grupeve kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco