Saturday, November 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Të mbrojmë fëmijët nga dhuna dhe shfrytëzimi, të drejtat e fëmijëve në fokus, Rama dhe Spahiu prezantojnë paketën

timoni.al by timoni.al
November 21, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Të mbrojmë fëmijët nga dhuna dhe shfrytëzimi, të drejtat e fëmijëve në fokus, Rama dhe Spahiu prezantojnë paketën
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

185 rekomandime, të paraqitura nga 19 institucione dhe organizata, janë konsoliduar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në 13 nisma konkrete dhe 10 reforma për të forcuar sistemin e mbrojtjes dhe garantuar të drejtën e fëmijëve në Shqipëri. Kjo paketë ndërhyrjesh u përgatit në vijim të udhëzimit të Kryeministrit gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve dhe synon përmirësimin e kuadrit ligjor, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe koordinimin e shërbimeve për fëmijët.

Mbledhja e Këshillit u zhvillua në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve dhe në të u dakordësua Deklarata e Përbashkët, si angazhim institucional për mbrojtjen, dinjitetin, pjesëmarrjen dhe garantimin e shanseve të barabarta për çdo fëmijë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, gjatë prezantimit të nismave, theksoi rëndësinë e respektimit të së drejtës së fëmijëve për t’u shprehur, për t’u dëgjuar dhe për të marrë pjesë në jetën publike, si dhe përgjegjësinë institucionale për t’i mbrojtur nga çdo formë dhune, manipulimi dhe shfrytëzimi. Ajo u shpreh: “Duhet të jemi të qartë se e drejta e fëmijëve për t’u shprehur, për t’u dëgjuar dhe për të marrë pjesë në jetën publike duhet të respektohet. Njëkohësisht, kemi përgjegjësinë për t’i mbrojtur ata nga çdo formë dhune, manipulimi, shfrytëzimi apo përfshirjeje në veprime që cenojnë sigurinë dhe zhvillimin e tyre”.

Dokumenti i konsoliduar vë theksin te nevoja për institucione më përgjegjëse, të afta të identifikojnë në kohë rreziqet, të ndërhyjnë në mënyrë të koordinuar dhe të garantojnë mbështetje konkrete për çdo fëmijë. Kryeministri Rama nënvizoi nevojën që Këshilli të jetë strukturë aktive, me plan konkret dhe të kalendarizuar për zbatimin e hapave në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve. Në përfundim të takimit, anëtarët e Këshillit nënshkruan Deklaratën e Përbashkët, formalizuar si angazhim për zbatimin e nismave dhe masave konkrete.

Rekomandimet adresojnë zbatimin më efektiv të kuadrit ligjor, forcimin e kapaciteteve institucionale, financimin e qëndrueshëm dhe bashkërendimin e shërbimeve. Disa masa lidhen me Agjendën Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027–2030 dhe Planin e Garancisë Evropiane për Fëmijët 2026–2030, ndërsa të tjera përfaqësojnë ndërhyrje të reja për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve.

Previous Post

Nis mbërritja e anëtarëve të Asamblesë së PS Tiranë; kontrolle në hyrje dhe prani policore e shtuar

Next Post

:EMRI/ 41-vjeçari i dënuar me 9 vite burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, arrestohet në Delvinë

Next Post
:EMRI/ 41-vjeçari i dënuar me 9 vite burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, arrestohet në Delvinë

:EMRI/ 41-vjeçari i dënuar me 9 vite burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, arrestohet në Delvinë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al