'Mos ma prek Vlorën!'/ Qytetarët protestojnë në Sheshin e Flamurit, kërkojnë rikthimin e katër topave simbolikë

10:31, 21/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta qytetare me sloganin “Mos ma prek Vlorën!” po zhvillohet në Sheshin e Flamurit në Vlorë, ku qytetarët kërkojnë rikthimin e identitetit historik të sheshit.

Shkak i protestës është ndërtimi i një strukture në mes të sheshit, për të cilën është përfolur se do të shërbejë si terminal për autobusët.

Qytetarët kundërshtojnë ndërhyrjen në këtë hapësirë historike, ku dikur ishin vendosur katër topat simbolikë, që përfaqësonin katër vilajetet shqiptare. Këta topa janë spostuar nga pozicioni i tyre fillestar, duke nxitur reagime dhe pakënaqësi.

Përmes kësaj proteste, qytetarët kërkojnë rikthimin e katër topave në vendin e tyre dhe rivendosjen e identitetit historik të Sheshit të Flamurit, si një nga hapësirat më simbolike të qytetit të Vlorës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco