Asambleja e Partisë Socialiste të Tiranës mblidhet këtë të shtunë në Akademinë e Arteve, në një takim ku në fokus do të jetë organizimi i strukturave socialiste në funksion të zgjedhjeve të 9 majit.

Gazetari i News24, Ergys Gjençaj, raportoi se kryeministri Edi Rama pritet të mbërrijë nga momenti në moment për të marrë pjesë në mbledhje, ku pritet të përcaktohen edhe detyrat për strukturat e partisë në kryeqytet.

Sipas Gjençajt, Tirana ka një rëndësi të veçantë në strategjinë elektorale të Partisë Socialiste, duke qenë se është bashkia më e madhe në raport me 45 bashkitë e tjera të vendit.

Një vëmendje e shtuar pritet t’i kushtohet edhe situatës politike në kryeqytet, në kushtet e protestave që vijojnë prej më shumë se pesë muajsh kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Gazetari theksoi se protestat mund të kenë ndikuar në perceptimin e elektoratit, çka e bën edhe më të rëndësishëm organizimin politik të PS-së në Tiranë.

Gjatë mbledhjes pritet gjithashtu që Rama të prezantojë vendimet dhe orientimet e përcaktuara një javë më parë në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, si dhe të japë udhëzimet për vijimin e përgatitjeve elektorale.

“Pritet nga momenti në momente të mbërrijë në Akademinë e Artë, kryeministri Edi Rama, për të nisur më pas mbledhjen e Asamblesë së PS të Tiranës. Kjo mbledhje do të fokusohet te organizimi i fushatës në funksion të zgjedhjeve të 9 majit. Bashkia e Tiranës ka rëndësinë më të madhe në raport me 45 bashkitë e tjera. E kështu kryeministri Rama vëmendje të shtuar i jep bashkisë së Tiranës. Në kushtet e protestave të vazhdueshme mbi 5 muaj atëherë Bashkia e Tiranës merr edhe një vlerë më madhe. Pritet të shihen edhe detyrat që do të përcaktojë kryeministri Rama…Duket se protestat kanë dhënë një efekt në elektorat. Pritet që të prezantojë edhe vendimet që mori një javë më parë në Asamblenë Kombëtare të PS”, raportoi gazetari Gjençaj.

Takimi shihet si një moment i rëndësishëm për mobilizimin e strukturave socialiste në kryeqytet, ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë detyrash konkrete do të përcaktojë kryeministri përballë klimës së tensionuar politike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb