Ardita Beqiri Curi, vajza e cila u bë e njohur për kërcimin para efektivëve të policisë gjatë protestave, thitë se është shoqëruar sërish në ambientet e psikiatrisë në godinën e vjetër gjashtëkatëshe të QSUT-së, ku do të mbahet deri të hënën.
Në një denoncim publik për JOQ ALBANIA, ajo tregon se më 19 nëntor ka kërcyer para policisë gjatë protestës dhe më pas efektivët kanë shkuar në banesën e saj dhe e kanë shoqëruar në psikiatri. Sipas saj, edhe më 22 tetor ishte ndaluar, por ishte lënë e lirë.
Ajo thotë se po përballet me trajtim të padrejtë për shkak të pjesëmarrjes në protesta paqësore. Vajza tregon se gjatë qëndrimit të mëparshëm është mbajtur për 26 ditë në psikiatri, periudhë që e ka rënduar shumë gjendjen e sajZ
Ajo ngre gjithashtu shqetësimin për kushtet në ambientet e psikiatrisë, duke pretenduar se pacientë me diagnoza të ndryshme, përfshirë edhe fëmijë, qëndrojnë së bashku në të njëjtin ambient. Sipas saj, problematika lidhet edhe me mosfunksionimin e godinës së re të spitalit psikiatrik “Xhavit Gjata”, e cila prej dy vitesh nuk është inauguruar.
Ardita prezantohet si ish-nxënëse ekselente, e diplomuar për arkitekturë në Gjermani. Por pjesëmarrjen e saj në tubime, autoritetet po e trajtojnë si problem të shëndetit mendor.
Ajo e konsideron shtrimin në psikiatri një formë ndëshkimi për qëndrimin e saj në protesta.