Kryesocialisti Rama mblodhi këtë të shtunë Asamblenë e PS në kuadër të nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 2027 për bashkinë e Tiranës.

Kryesocialiti Rama tha se realizimi i projekteve për Tiranën duhet të jetë gjithëpërfshirës, duke përfshirë çdo shtresë të shoqërisë, grup interesi dhe bashkësi komunitare.

Ai kritikoi situatën e krijuar nga burgimi dyvjeçar i kryebashkiakut dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ta lënë atë në detyrë në mungesë, duke theksuar se pasojat e kësaj situate i kanë paguar qytetarët e Tiranës.

“Realizimi për Tiranën duhet të jetë gjithëpërfshirës, partiak, qytetar, në kuptimin e aktivizimit të çdo shtrese dhe grupi interesi, komunitar në lidhjen proaktive me çdo bashkësi.

Do të duhet t’i kthejmë deficitet për Tiranën: humbja e drejtpeshimit të drejtësisë, burgimi dyvjeçar i kryebashkiakut dhe vendimi absurd i Gjykatës Kushtetuese për ta lënë atë në detyrë, edhe pse në mungesë.

Ky absurditet antidemokratik, i prodhuar nga një çekuilibrim i drejtësisë, që e la Tiranën dy vite me kokë të prerë, është i pashoqe, por nuk ishte në dorën tonë ta ndalonim apo ta zhbënim, pavarësisht se haraçin e kripur e paguajnë qytetarët e Tiranës.”