Rama kërcënon Veliajn dhe këdo që e ndjek: Kuptojeni se jeni gabim, jeni bashkëfajtorë dhe nuk do ua falim

11:32, 21/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama kërcënoi Erion Veliajn dhe këdo që e ndjek nga pas në Bashkinë e Tiranës dhe kudo duke thënë se ata janë bashkëfajtorë që do të gjykohen dhe ndëshkohen për këtë gjë.

Nga Asambleja e PS e Tiranës, Edi Rama tha se Erion Veliaj duhet ta kuptojë që është në gabim.

“Nuk dua të përsëris këtu gjatë se çfarë thashë në Asamblenë Kombëtare për fenomenin e të ëmës së Zeqos në majë të thanës.

Por dua ta bëj shumë të qartë për të gjithë, se kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës me detyrat ndaj familjes sonë politike, dhe me borxhet që u kemi atyre që na kanë besuar drejtimin e Tiranës dhe të Shqipërisë, nuk do ketë më vend në këtë shtëpi të madhe politike.

Një njeriu, që nuk është i lirë, i falet t’i gjykojë gabim gjërat dhe të fantazojë duke folur gabimisht, por askujt që ka lirinë të marrë vendime në një funksion politik, dhe që ka detyrën ta vendosë veten në shërbim të të tjerëve, nuk i falet të bëjë të njëjtat gabime, dhe lëre pastaj të zbatojë porosi që e bëjnë bashkëfajtor ndaj të tjerëve.

Goditja e njerëzve në krye të detyrës, me porosi nga lart, me motive krejt të pajustifikueshme, as nuk do harrohet, as nuk do falet.

Si mund të largohet nga puna një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e kryepolicit bashkiak të kryeqytetit, ashtu si dhe të tjera dhe të tjerë drejtues dhe punonjës në Tiranë pse nuk u bëjnë like dhe share dorëshkrimeve të Lalit nga burgu imagjinar politik apo pse nuk gëzojnë mbështetjen e avokatit të tij. Ky i fundit i drejtohet Bashkisë së Tiranës duke firmosur si drejtues politik, ndërkohë që është thjesht një nga dy të përjashtuarit nga kjo parti.

Unë nuk e gjykoj Erionin për atë çfarë thotë dhe bën, por uroj me gjithë zemër që ai të kuptojë se është në gabim, ditë e natë në raport me mua dhe në raport me PS.

Por ne do e gjykojmë me ashpërsinë më të madhe politike këdo në Bashkinë e Tiranës që do të zbatojë këtë kuturisje qorre kundër njerëzve të bashkisë,” tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco