Lajmi i fundit

Vetëvritet ish-kreu i Policisë italiane, Gianni De Gennaro, pak ditë pasi u mor nën hetim për masakrën e Borsellino-s

Belsh/ Banorët e Dragotit bllokojnë punimet për rrugën, Himçi: Asfalt elektoral pa standarde, kërkojmë investim cilësor

11:27, 21/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e fshatit Dragot, në njësinë administrative Kajan të Bashkisë Belsh, kanë bllokuar punimet për asfaltimin e rrugës, duke kundërshtuar gjerësinë prej vetëm 3 metrash dhe mungesën e kanalizimeve.

Siç raporton gazetarja e SYRI TV, Margarita Mëhillka, banorët shprehen se punimet kanë nisur pa vendosur asnjë tabelë informuese dhe pa përmbushur standardet e nevojshme.

Në mbështetje të tyre ka dalë edhe deputeti i partisë demokratike, Blendi Himçi, i cili deklaroi se rreth 500 familje e presin prej më shumë se 35 vitesh ndërtimin e kësaj rruge.

Himçi akuzoi qeverinë se po synon të shtrojë “asfalt elektoral” gjashtë muaj përpara zgjedhjeve, pa kanalizime, ndriçim dhe gjerësinë e duhur.

Ai theksoi se banorët nuk janë kundër investimit, por kërkojnë që rruga të ndërtohet sipas standardeve.

Pjesë nga fjala e deputetit Blendi Himçi

Unë sot ndodhem me banorët e fshatit Dragot të njësisë administrative Kajan të Bashkisë Belsh, dhe siç e shikoni, sot banorët këtu janë për të protestuar për rrugën, e cila nuk plotëson asnjë lloj standardi sipas pretendimeve që ata kanë. I kanë thënë që rrugët do të ndërtohen në gjerësi 3 metra, ndërkohë që është një nga fshatrat më të mëdhenj të njësisë administrative dhe me një numër rreth 500 familje, të cilat jetojnë në këtë fshat.

Sigurisht që ne jemi pro investimit, banorët janë pro investimit, pro ndërtimit të rrugës. Kanë mbi 35 vjet që e pretendojnë ndërtimin e kësaj rruge, por që kurrë ajo rrugë nuk ka mbërritur në këtë fshat, por nga ana tjetër kërkojnë që kjo rrugë të ndërtohet me standarde.

Pjesën e asfaltit elektoral e kanë provuar edhe para disa vitesh dhe ajo rrugë është shkatërruar totalisht.

Dhe tani që ne flasim, është përsëri e njëjta filozofi e ndërtimit të rrugës dhe asfaltit elektoral. Vetëm 6 muaj para zgjedhjeve kërkohet që, për t'i gënjyer dhe për t'u marrë votën këtyre banorëve, kërkojnë të hedhin vetëm asfaltin elektoral. Një prej kompanive që shikoni pranë Edi Ramës, një nga oligarkët e Edi Ramës, të cilët, kur u jep urdhër, o Belinda në hije, o Karakaçi sot, ose Rama nesër, sigurisht vijnë dhe për t'u mbyllur gojën banorëve, për të hedhur pak asfalt elektoral, pa asnjë lloj cilësie ndërtimi, pa kanalizime kjo rrugë, pa ndriçim kjo rrugë dhe sigurisht pa gjerësinë e duhur për të shkuar deri në fshat.

Ata që kërkojnë sot banorët, që ecin çdo ditë në baltë dhe përballen me problematika nga më të ndryshmet, sot që ne flasim, kërkojmë që kjo rrugë të ndërtohet me standarde, përndryshe mos të ndërtohet fare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco