E shtunë, 21 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Tirana prej dy vitesh pa kryetar, Rama e quan absurd vendimin e Kushtetueses për të mbajtur Veliajn në detyrë
Lajme

Tirana prej dy vitesh pa kryetar, Rama e quan absurd vendimin e Kushtetueses për të mbajtur Veliajn në detyrë

Kryeministri Edi Rama vijon të kundërshtojë situatën e krijuar në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, ku Erion Veliaj, ndonëse ndodhet në paraburgim, vijon të mbajë zyrtarisht detyrën e kryebashkiakut.

Në qëndrimet e tij publike, Rama e ka cilësuar absurde situatën juridike, duke theksuar se kryeqyteti prej afro dy vitesh ndodhet pa një drejtues që të ushtrojë realisht funksionet e tij. Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mos e larguar Veliajn nga detyra ka krijuar një ngërç institucional, pasojat e të cilit rëndojnë mbi qytetarët dhe administrimin e qytetit.

Kreu i qeverisë ka ngritur më herët edhe shqetësimin për kostot që kjo situatë po i shkakton Tiranës, duke iu referuar afro një milion banorëve që, sipas tij, po përballen me pasojat e mungesës së një drejtimi funksional.

Ndërkohë, ndërsa Veliaj vijon të qëndrojë në paraburgim, debati për drejtimin e Bashkisë së Tiranës mbetet i hapur. Situata merr një tjetër dimension edhe në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027, kur Partia Socialiste ka nisur riorganizimin e strukturave të saj në kryeqytet dhe përgatitjet për betejën elektorale.

Tirana vijon kështu të mbetet në një situatë të pazakontë, mes një kryebashkiaku që nuk ushtron dot funksionet nga qelia dhe një ngërçi politik e institucional që ende nuk ka marrë zgjidhje.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.