Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur t’i japë ekipit kombëtar një bonus prej 500 mijë eurosh, në shenjë vlerësimi për suksesin e arritur nga kuqezinjtë në këtë edicion të kompeticionit europian.
Ky shpërblim vjen pasi Shqipëria siguroi vendin e parë në grupin C1 të UEFA Nations League dhe ngjitjen në Ligën B për edicionin e ardhshëm.
Të lidhura
None found
Kombëtarja e mbylli rrugëtimin në grupin C1 me 15 pikë, duke regjistruar pesë fitore në gjashtë ndeshje. Fitorja 2-0 kundër Bjellorusisë në ndeshjen e fundit konfirmoi kryesimin e grupit dhe ngjitjen në Ligën B për edicionin e ardhshëm të Nations League.
Ky bonus shpërblen rezultatet e marra, angazhimin dhe punën e bërë nga futbollistët dhe stafi i Kombëtares gjatë këtij edicioni, duke finalizuar me sukses një objektiv të rëndësishëm sportiv për futbollin shqiptar.







