Rama: 10 mijë familje do të përfitojnë banesa në 2027, objektivi deri në 2030 është 55 mijë

21 Nëntor 2026 | 12:00

Kryeministri Edi Rama tha se 10 mijë familje do të përfitojnë strehim gjatë vitit 2027, në kuadër të programit të ri të strehimit. Gjatë fjalës në Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë, Rama deklaroi se objektivi i qeverisë është që deri në vitin 2030 të sigurohen banesa për 55 mijë familje.

Sipas kryeministrit, programi synon të mbështesë veçanërisht familjet e reja dhe personat që kanë nevojë për ndihmë për të siguruar një banesë.

“Me buxhetin e ri dhe sistemin e ri të strehimit, 10 mijë të parët, familje të reja, do të kenë shansin të marrin çelësin e shtëpisë duke filluar nga viti i ardhshëm. Ne kemi ambicien që deri në 2030, e kemi të shkruar në programin e 2025, të dorëzojmë 55 mijë çelësa, ku shteti u gjendet pranë të gjithëve atyre që meritojnë një mbështetje për të pasur çatinë e tyre”, u shpreh Rama.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u ndal edhe te debati për ndërtimin e kullave në Tiranë, duke deklaruar se numri i tyre nuk është aq i lartë sa pretendohet dhe se ndërtimet gjenerojnë të ardhura për buxhetin e Bashkisë së kryeqytetit.

“Nuk kemi ende faktikisht ndërtuar në Tiranë aq shumë kulla sa të ketë një pasojë, por nga ato pak kulla, të ardhurat në buxhetin e bashkisë janë domethënëse. Të gjithë kur shohin një kullë apo pallat të ri që ndërtohet, aty janë 3% për strehimin social, kontribut i kujtdo që ndërton një kullë apo pallat, ndërkohë që janë 8% taksë për kryeqytetin”, deklaroi kryeministri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama mesazh Veliajt nga Asambleja

Kryeministri Edi Rama i dërgoi një mesazh kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste në kryeqytet. Duke iu...
11:43 | 21/11/2026

Rama në Asamblenë e Tiranës: PS do të fitojë sërish kryeqytetin dhe Shqipërinë, jemi rruga drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste do të fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë, duke e cilësuar forcën politike që ai drejton si rrugën e...
11:36 | 21/11/2026

Rama nga Asambleja e Tiranës: Kush do sillet si “e ëma e Zeqos në majë të thanës”, nuk ka vend në PS

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mesazhe të drejtpërdrejta në Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë, duke iu referuar edhe situatës në bashkinë e kryeqytetit dhe...
11:29 | 21/11/2026