‘Mund të mos kthehet më si më parë’/ Jamal Musiala është një çështje te Bayerni, problem është edhe paga
Po afron merkatoja e janarit dhe në listën e Juventusit është shkruar një emër, Destiny Udogie, futbollisti i krahut që në Itali ka veshur edhe fanellat e Veronës dhe Udineses.
Futbollisti 23 vjeçar e njeh mirë kampionatin italian dhe sipas të përditshmes ‘Tuttosport’ mund të transferohet në Torino nga Tottenham(me të cilin deri tani është aktivizuar në vetëm 5 ndeshje), përmes një formule shumë të pëlqyer nga Juventusi; huazim me të drejtë blerjeje. Ky do të ishte transferimi i tretë nga Tottenham te Juventusi pas atyre të Vicario dhe Sarr që u realizuan në muajt e verës.
Por në merkaton e muajit janar, drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër, Massara, dëshiron t’i dhurojë Spallettit edhe një qendërsulmues. Emrat që qarkullojnë janë: Sorloth, Raimondo, Scamacca, Varela e Balogun. Për këtë të fundit, gjithnjë sipas ‘Tuttosport’ mund të rezultojë vendimtare karta Zhegrova me sulmuesin e kombëtares së Kosovës që pëlqehet nga Monaco. Po kështu, Juventus është i vëmendshëm edhe ndaj Zirkzee. Edhe pse nuk është ai sulmuesi tipik i zonës, futbollisti pëlqehet shumë nga Massara. Me fjalë të tjera, është ajo mundësia klasike e merkatos që Juventus mund ta shfrytëzojë në kushtet e duhura.
Top Channel