Abdixhiku nderon Xhavit Ahmetin në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka kujtuar veprimtarin, atdhetarin dhe intelektualin Xhavit Ahmeti me rastin e 30-vjetorit të vdekjes së tij tragjike.

Në një mesazh përkujtimor, Abdixhiku ka çmuar kontributin e Ahmetit në përpjekjet e Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci, duke theksuar angazhimin e tij politik, arsimor e kombëtar.

Të lidhura

None found

Xhavit Ahmeti ishte pjesë e LDK-së që nga themelimi i saj, fillimisht si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm e më pas si këshilltar për arsim i presidentit historik Ibrahim Rugova.

Ai dha një ndihmesë të rëndësishme edhe në ngritjen e sistemit arsimor të pavarur në Kosovë. Ishte profesor i Kimisë në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, ndërsa në zgjedhjet e para presidenciale dhe parlamentare u zgjodh deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Ahmeti ndërroi jetë më 21 nëntor 1996, në një aksident tragjik gjatë një udhëtimi zyrtar drejt Beogradit.

Abdixhiku theksoi se vepra dhe përkushtimi i Ahmetit ndaj çështjes kombëtare kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës.

“Vepra, ideali dhe kontributi i prof. Xhavit Ahmetit do të mbeten përherë pjesë e kujtesës sonë kolektive. I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”, ka shkruar Abdixhiku.


grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişjojobet