Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara dhe me ulje të temperaturave kanë sjellë reshjet e para të borës në zonat malore. Dëbora ka zbardhur malet në lartësinë mbi 1300 metra mbi nivelin e detit, duke sjellë pamjet e para dimërore në këtë zonë. Reshjet e para të dëborës shënojnë edhe afrimin e stinës së dimrit, ndërsa temperaturat kanë pësuar rënie, duke sjellë ndryshimin e motit në zonat malore të Bulqizës.