Aktorja e njohur Jennifer Lawrence ka zbuluar publikisht se ka vendosur implante gjoksi, duke folur hapur për ndërhyrjen kirurgjikale, madhësinë e zgjedhur dhe mjekun që kreu operacionin. Ylli i Hollywood-it u shfaq të enjten, më 19 nëntor, në emisionin “Watch What Happens Live With Andy Cohen”, së bashku me aktorin Josh Hutcherson, në kuadër të promovimit të filmit të ri të franshizës “Sunrise on the Reaping”.
Gjatë bisedës, prezantuesi Andy Cohen e pyeti nëse e konsideronte të çuditshme që gjoksi i një gruaje mund t’i thyente hundën një gruaje tjetër, duke iu referuar një incidenti viral që përfshinte Hailey Glassman, pjesë e kastit të “Real Housewives of New York”.
“Po, dhe kam implante”, u përgjigj Lawrence, duke surprizuar prezantuesin. Ajo konfirmoi se ndërhyrja ishte e kohëve të fundit, duke thënë: “Po, është e re, me të vërtetë”. Kur Cohen e pyeti për madhësinë e implanteve, aktorja u përgjigj: “Jo, janë C të plotë. Mendoj? Janë të së njëjtës madhësi që ishin më parë”.
Lawrence zbuloi gjithashtu se operacioni u krye nga Dr. Steven Teitelbaum, i cili ka klinikën e tij në Santa Monica, Kaliforni. Prezantuesi komplimentoi rezultatin, ndërsa aktorja e falënderoi, duke vijuar bisedën me humor: “Sidoqoftë, kam thyer dy hundë…”.
Jennifer Lawrence ka folur edhe më parë për ndryshimet fizike pas lindjes së dy fëmijëve me bashkëshortin Cooke Maroney. Në një intervistë për revistën “The Cut”, në tetor, ajo përmendi ndërhyrjen në gjoks pas shtatzënive.