Kallëzimi ndaj Spiropalit, Berisha: Regjistrimi i çështjes penale ndaj saj, përdorim i SPAK-ut si armë politike

Ditën e djeshme u publikua lajmi se ndaj ish-kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali dhe bashkëshortit të saj, SPAK ka regjistruar një procedim penal dhe ka nisur hetimet.
Në lidhje me këtë zhvillim ka reaguar kryetari i PD, Sali Berisha, i cili mes të tjerash shprehet:
“Akuza për Elisa Spiropalin kam paraqitur unë në parlament 2 vjet më parë me fakte, por regjistrimi për vepra penale të bashkëshortit të saj në një kohe kur ajo ka marrë të themi një rrugë kundërshtie të paktën me fjalë të qëndrimeve të Edi Ramës, del dhe dëshmon për përdorimin si armë politike të SKAP-it (SPAK) të partisë”.
Sipas informacioneve paraprake, procedimi është regjistruar për disa vepra penale që lidhen me deklarimin e pasurisë, transaksionet financiare dhe ushtrimin e funksioneve publike. /tch/

































