Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu, ka prezantuar strukturën e re organizative të socialistëve në kryeqytet, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 9 majit.
Gjatë Asamblesë së PS-së në Tiranë, Manastirliu bëri të ditur se organizimi i ri do të mbështetet në pesë nivele, me një shpërndarje të deputetëve, ministrave dhe koordinatorëve në njësitë vendore të kryeqytetit.
Sipas saj, në këtë strukturë do të angazhohen 19 deputetë dhe ministra, të cilët do të ndahen në 27 njësi vendore. Organizimi do të përfshijë gjithashtu 34 blloqe, mbi 30 koordinatorë zonalë dhe 420 të deleguar.
“Do të ketë 5 nivele. 19 deputetë, ministra të ndarë në 27 njësitë vendore të Tiranës. 34 blloqe do të mbeten si formë organizimi për prezencën e Pranisë Besnike, mbi 30 koordinatorë zonalë, 420 të deleguar dhe të gjithë forcën e PS Tiranë. Kjo është skuadra jonë”, deklaroi Manastirliu.
Struktura e re synon të organizojë angazhimin e socialistëve në të gjithë territorin e Bashkisë Tiranë, përmes një rrjeti të ndarë në disa nivele organizimi dhe koordinimi.


