Prokuroria e Beratit sekuestron pasuritë e një shtetasi të dënuar për trafik droge në Spanjë e Greqi

21 Nëntor 2026 | 13:02

Prokuroria e Beratit ka sekuestruar disa pasuri të paluajtshme dhe automjete në pronësi të shtetasit me inicialet D.L. dhe personave të lidhur me të, pasi dyshohet se janë përfituar nga të ardhura me burim kriminal.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, shtetasi D.L. është hetuar dhe dënuar nga autoritetet e drejtësisë në Spanjë dhe Greqi për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Hetimet pasurore, të lidhura me procedimin penal nr. 963 të vitit 2018, kanë ngritur dyshime se të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal janë investuar në Shqipëri, kryesisht në qytetin e Poliçanit, ku ai banon.

Prokuroria dyshon se me këto të ardhura janë blerë dyqane, apartamente për vete dhe familjarët, si dhe automjete të markave të ndryshme. Gjithashtu, shtetasi D.L. rezulton të ketë pasur aktivitete private në fushën e tregtisë ushqimore, bareve, kafeneve dhe ushqimit të shpejtë.

Nga hetimet rezulton se D.L. ndodhet në Spanjë që prej vitit 2017, ku sipas informacioneve të administruara është ndaluar nga autoritetet spanjolle për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Ndërkohë, analiza financiare për periudhën 2005-2016 ka evidentuar se të ardhurat dhe burimet financiare të dokumentuara të tij dhe familjarëve nuk janë të mjaftueshme për të justifikuar shpenzimet dhe investimet e kryera.

Për këtë arsye, me kërkesë të Prokurorisë së Beratit, është vendosur sekuestroja mbi pasuritë e mëposhtme në pronësi të D.L. dhe familjarëve të tij:

Disa pasuri të paluajtshme në Zonën Kadastrale 3019, me numra të ndryshëm pasurie dhe regjistrime pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Berat.

Një sipërfaqe prej 48 m² në Skrapar.

Një apartament me sipërfaqe 66 m² në Skrapar.

Një automjet i markës Mercedes-Benz, në pronësi të shtetasit D.L.

Një automjet tjetër Mercedes-Benz, modeli E270 CDI.

Shtetasi D.L. dyshohet për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Hetimet për këtë çështje vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Delvinë, arrestohet 41-vjeçari i dënuar me 9 vite burg për marrëdhënie seksuale me të mitur

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 9 vite burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” është kapur...
11:03 | 21/11/2026

Aksidenti tragjik në Durrës me 2 viktima, nëna e të miturit apel drejtësisë: Kërkoj dënimin maksimal

Emisioni Review në Euronews ka rikthyer në vëmendje këtë të premte aksidentin e rëndë të ndodhur më 3 maj 2026 në qytetin e Durrësit, ku...
22:25 | 20/11/2026

Mesazhi për bombë alarmon avionin e linjës Manchester-Rinas, nuk gjendet asnjë send shpërthyes

Një mesazh kërcënues për shpërthim bombe është gjetur këtë të premte në tualetin e avionit të linjës Manchester-Rinas. Mësohet se mesazhi i shkruar në anglisht...
22:03 | 20/11/2026