Vendosni fjalën kyçe....

“Rama, jep dorëheqjen”, qytetarët e presin me protesta kryeministrin pas Asamblesë së PS-së



Në përfundim të Asamblesë së Partisë Socialiste në Tiranë, kryeministri Edi Rama është pritur nga protestues jashtë ambienteve të Akademisë së Arteve, ku u zhvillua mbledhja.

Qytetarët iu drejtuan kryeministrit me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, ndërsa dëgjoheshin edhe slogane si “Qeveri e krimit”, “Hajdutë” dhe “Kriminelë”.

Nga ana e tij, Rama duket se u është përgjigjur protestuesve duke i ftuar sërish për dialog.