Të rinjtë e presin me thirrje në kor: Jepe dorëheqjen! Rama: Hajdeni (VIDEO)

21 Nëntor 2026 | 13:28

Asambleja e Partisë Socialiste për Tiranën është mbyllur pas rreth dy orësh diskutimesh, ku pjesën më të madhe të takimit e zuri fjala e kryeministrit dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama.

Në përfundim të mbledhjes, teksa Rama dhe përfaqësues të tjerë të socialistëve po largoheshin nga ambientet e Universitetit të Arteve, një grup studentësh i priste jashtë, në ambientet e Universitetit Politeknik.

Të rinjtë kanë brohoritur në kor thirrjen “Rama, jep dorëheqjen!”, ndërsa kryeministri ka reaguar duke e kaluar situatën me sportivitet.

Rama shihet teksa u drejtohet studentëve me një gjest të dorës, ndërsa dëgjohet të thotë: “Hajdeni”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

19 deputetë dhe ministra në krye të strukturave, PS prezanton organizimin e ri të fushatës për Tiranën

Partia Socialiste prezantoi organizimin e ri politik në Tiranë në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore. Gjatë Asamblesë së PS-së në kryeqytet, drejtuesja politike e...
12:32 | 21/11/2026

Rama në Asamblenë e PS-së: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se Partia Socialiste ka bërë gabime dhe faje gjatë rrugëtimit të saj politik, për të cilat, sipas tij, është ndëshkuar,...
12:18 | 21/11/2026

Rama: 10 mijë familje do të përfitojnë banesa në 2027, objektivi deri në 2030 është 55 mijë

Kryeministri Edi Rama tha se 10 mijë familje do të përfitojnë strehim gjatë vitit 2027, në kuadër të programit të ri të strehimit. Gjatë fjalës...
12:00 | 21/11/2026