Edi Rama ka përfunduar mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste për Tiranën, e zhvilluar në Akademinë e Arteve, ku përveç mesazheve propagandistike, ka pasur edhe sulme ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Elisa Spiropalit.
Mbledhja u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, me praninë e forcave të shumta të policisë, kontrolle dhe blindim të zonës, ndërsa edhe pjesëmarrësit iu nënshtruan kontrolleve të imtësishme. Këto masa të pazakonta sigurie ngrenë pikëpyetje për klimën e tensionit brenda vetë Partisë Socialiste.
Por momenti më domethënës ishte në përfundim të takimit. Teksa Rama po largohej nga Akademia e Arteve, disa studentë e kanë pritur në dalje me thirrjet “Jep dorëheqjen!”, “Qeveri e krimit, hajdutë, kriminelë”, janë gjithashtu thirrjet e protestuesve. duke i përcjellë një mesazh proteste kreut të qeverisë., i cili sa fundi publikoi një takim gjoja me studentë, por pa dhënë asnjë detaj tjetër rreth atij takimi.
© SYRI.net
‘Rama shpall Veliajn armik të socialistëve’/ Koka: Asambleja e Tiranës vulosi përjashtimin de facto të tij nga PS
Berisha: Unë ftoj të gjithë shqiptarët me 28 Nëntor, të gjithë në Tiranë, të ngrihemi në lartësinë e flamurit
Berisha: Pasuritë e përbashkëta të Agasit dhe Ramës janë përrallore, vila është një prej tyre