Siç ishte paralajmëruar, studentët janë mbledhur këtë të shtunë për të protestuar. Një grup është mbledhur te Akademia e Arteve, aty ku u mbajt Asambleja e Partisë Socialiste e Tiranës. Në momentin që kryeministri Edi Rama ka dalë nga Asambleja, protestuesit kanë nisur që të thërrasin: “Poshtë diktatura. Qeveri e krimit”.