Pas përfundimit të Asamblesë së Partisë Socialiste të Tiranës, e cila u mbajt në Akademinë e Arteve, kryeministri Edi Rama është përballur me një grup studentësh.
Të vendosur te Universiteti Politeknik, të rinjtë i kanë drejtuar kryeministrit thirrjen që prej rreth gjashtë muajsh, të japë dorëheqjen nga posti i tij.
Të lidhura
None found
“Rama, jep dorëheqjen!”, dëgjohen të thërrasin studentët në kor.
Siç shihet edhe nga pamjet, Rama nuk ka mundur t’u shpëtojë thirrjeve drejtuar tij, ndërsa u ka bërë me shenjë, me duar, të rinjve që të afroheshin.
Kujtojmë se prej javësh kryeministri ka tentuar të ulet në dialog me studentët, por ata kanë refuzuar ftesën e tij, pasi, sipas qëndrimit të tyre, nuk ka dialog për dorëheqjen.









