Vendosni fjalën kyçe....

Kapet me doza kanabisi pranë dy shkollave në Gjirokastër, arrestohet 29-vjeçari



Një 29-vjeçar është arrestuar dhe një 22-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Gjirokastrës, pasi u kapën me doza kanabisi në afërsi të dy shkollave në qytet.

Policia njofton se ndërhyrja u krye në kuadër të operacionit të koduar “Final Sale”, që synon parandalimin dhe goditjen e shitjes së lëndëve narkotike pranë institucioneve arsimore.

Të dy të rinjtë, banues në Gjirokastër, u kapën në flagrancë me nga një sasi të vogël kanabisi të ndarë në doza. Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu lënda narkotike, një automjet dhe dy telefona celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.