Një mundësi e madhe mund të hapet në karrierën e Stavro Pilos. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka tërhequr vëmendjen e Atletico Madridit, që sipas raportimeve të fundit po shqyrton mundësinë e transferimit të tij.
25-vjeçari, i cili aktualisht aktivizohet me AEK-un e Athinës, është përmendur si një nga alternativat për përforcimin e krahut të majtë të mbrojtjes te skuadra e drejtuar nga Diego Simeone.
Drejtori sportiv i klubit madrilen, Mateu Alemany, ka identifikuar Pilo si një kandidat të mundshëm për këtë pozicion. Në listën e alternativave përmendet edhe Sergi Cardona i Villarrealit.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen janë edhe paraqitjet e shqiptarit në Champions League, ku sipas raportimeve ka realizuar gola ndaj Manchester Cityt dhe Real Madridit.
