Legjenda e futbollit italian, Dino Zoff dha mesazhin e tij për Kombëtaren italiane të futbollit duke i kujtuar se për Të Kaltrit e kanë detyrim pjesëmarrjen në edicionet e Kupës së Botës.

Ish portieri legjendar foli gjatë një eventi për dhurimin e gjakut duke bërë të qartë edhe mendimin e tij.

‘Kombëtarja italiane ende duhet të marrë veten, ka marrë disa rezultate të mira, por futbolli italian ka detyren për t’u prezantuar në kompeticionet botërore apo evropiane. Kjo është detyra jonë-tha Dino Zoff që më pas ktheu vëmendjen te skuadra e Lazios ku ai ka qenë president dhe trajner duke nënvizuar punën e Gattusos.

‘Lazio është në vend të parë me meritë të plotë-tha Zoff-jemi në fillim, por perspektiva më duket e mirë. Mandas? Shumë mirë, por për të qenë aty, duhet që të i gjithë kompleksi të funksionojë mirë’.

. 

Top Channel