Një anije tregtare ruse është goditur nga një dron në Gjirin lindor të Finlandës, në ujërat ndërkombëtare, duke shkaktuar shpërthime, zjarr dhe dëme në bord. Sipas autoriteteve finlandeze, incidenti ndodhi mëngjesin e së shtunës, ndërsa kryeministri Petteri Orpo la të kuptohet se sulmi ishte kryer nga Ukraina, duke deklaruar se Kievi ka të drejtë të luftojë kundër pushtuesit rus.
Anija është identifikuar si “Sparta II”, e cila po udhëtonte nga Shën Petersburgu drejt Kaliningradit. Sipas policisë estoneze, ajo ndodhej rreth 11 milje detare, ose 20.4 kilometra, në veri të ishullit Vaidlo, në një korridor detar të hapur për trafikun ndërkombëtar. Pas goditjes, ekuipazhi nisi të evakuohej, ndërsa Roja Kufitare finlandeze mori drejtimin e operacionit të shpëtimit dhe po vlerëson rrezikun e ndotjes së mundshme detare. Anija e dëmtuar kaloi nga ujërat ndërkombëtare në ujërat territoriale finlandeze.
BREAKING:
The Russian cargo ship Sparta II has been struck by Ukrainian drones in the Gulf of Finland and is now drifting toward the Finnish coasts.
The vessel is under U.S. sanctions and now clearly under Ukrainian sanctions too https://t.co/S6KdCmrMic
— Visegrád 24 (@visegrad24) November 21, 2026
Forcat e Armatosura të Finlandës vendosën përkohësisht kufizime në hapësirën ajrore dhe detare të zonës, të cilat u hoqën në orën 14:00. Sipas faqes Open Sanctions, anija është subjekt i sanksioneve amerikane dhe lidhet me Ministrinë e Mbrojtjes ruse. Të dhënat e kësaj faqeje tregojnë gjithashtu se ajo dyshohet se transporton armë. Sulmi ndaj “Sparta II” ndodhi paralelisht me raportimet për goditje me dronë ukrainas në rajonin e Leningradit, në Rusi.
