Ishte nën hetim vrasjen e gjyqtarit Paolo Borsellino, vret veten ish-kreu i policisë italiane
Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë italiane, Gianni De Gennaro, është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare. Lajmi është raportuar nga gazeta italiane Corriere della Sera e cila rapoorton se Gennaro ka vrarë vetën në banesën e tij.
Vdekja e tij vjen në një kohë kur De Gennaro ishte përfshirë në një hetim të Prokurorisë së Caltanissetta-s lidhur me dyshimet për pengimin dhe devijimin e hetimeve pas masakrës së Via Mariano D’Amelio, ku u vra gjyqtari antimafia Paolo Borsellino.
Në kuadër të këtij hetimi, prokurorët kishin kërkuar vendosjen e tij në arrest shtëpie, por kërkesa ishte rrëzuar nga gjyqtari i hetimeve paraprake.
Lajmi për vdekjen e ish-kreut të Policisë ka shkaktuar reagimin e Salvatore Borsellinos, vëllait të gjyqtarit të vrarë Paolo Borsellino. Në një deklaratë për agjencinë italiane të lajmeve ANSA, Salvatore Borsellino ka kritikuar ashpër Prokurorinë e Caltanissetta-s, duke e akuzuar për përgjegjësi në lidhje me vdekjen e De Gennaros.
“Vdekja e De Gennaros, sipas mendimit tim, e bën Prokurorinë e Caltanissetta-s përgjegjëse për nxitje drejt vetëvrasjes”, deklaroi Borsellino.
Ai pretendoi se hetimi nuk ishte në kompetencën e kësaj prokurorie, por duhej të ishte zhvilluar nga Prokuroria e Palermos.
Sipas Borsellinos, iniciativa hetimore synonte të zhvendoste vëmendjen nga përgjegjësitë e mundshme të njësisë speciale të karabinierëve ROS dhe shërbimeve sekrete për zhdukjen e agjendës së kuqe të gjyqtarit Paolo Borsellino, duke e përqendruar atë te Policia.
Kryeministri letonez bën thirrje për mbylljen e kufijve të BE-së për të gjithë rusët
Kërkesat ruse për NATO-n ngrenë alarmin në Azinë Qendrore dhe Kaukaz
A mund të ndikojë Presidentja e BQE-së në garën presidenciale të Francës?
- 14:08 Ervin Demo: Tirana, shtëpia e të gjithë shqiptarëve
- 14:06 Mesazhi për Veliajn dhe porositë për drejtuesit e tjerë të PS. Fjalimi i plotë i Edi Ramës në Asamblenë për Tiranën
- 13:58 Nis protesta, studentët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit
- 13:54 Berisha: Ftoj të gjithë shqiptarët me 28 Nëntor, të gjithë në Tiranë, të ngrihemi në lartësinë e flamurit
- 13:41 Zbardhen porositë e Ramës në Asamblenë e Tiranës: Nuk ka konflikt të brendshëm në PS
- 13:28 Të rinjtë e presin me thirrje në kor: Jepe dorëheqjen! Rama: Hajdeni (VIDEO)