Vendosni fjalën kyçe....

Ervin Demo prezanton synimin për Tiranën në vitin 2030: Një kryeqytet me standarde europiane



Në fjalën e tij në Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste në Tiranë, Ervin Demo prezantoi synimin për një kryeqytet me standarde europiane deri në vitin 2030, ku zhvillimi të reflektohet në jetën e përditshme të familjeve.

Demo e cilësoi Tiranën si shtëpinë e të gjithë shqiptarëve, duke theksuar se njerëzit që kanë ndërtuar jetën në kryeqytet duhet të kenë zërin e tyre në vendimmarrjen për të ardhmen e qytetit.

“Tirana është shtëpia e të gjithë shqiptarëve. Njerëz nga çdo krahinë kanë ndërtuar jetën këtu, kanë rritur fëmijët dhe kanë investuar punën e ëndrrat e tyre në këtë qytet. Secili meriton të ketë zërin e vet në vendimet për të ardhmen e Tiranës”, u shpreh ai.

Duke folur për objektivat e vitit 2030, Demo e lidhi zhvillimin e kryeqytetit me përmirësimin e shërbimeve publike, të lagjeve dhe të mundësive për fëmijët.

“Synimi ynë për vitin 2030 është një Tiranë me standardet e një kryeqyteti europian, ku zhvillimi ndihet në jetën e çdo familjeje: në shërbimet publike, në lagjen ku banon dhe në mundësitë që kanë fëmijët e saj”, theksoi Demo.

Ai kërkoi përfshirje më të gjerë të komuniteteve dhe angazhim të përbashkët me Albana Koçiun, Ogerta Manastirliun, deputetët dhe strukturat e Partisë Socialiste për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve dhe për të ndjekur zgjidhjen e tyre.

“Për Tiranën e të gjithëve. Për kryeqytetin europian të vitit 2030”, përfundoi mesazhin e tij.