Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Në prag të Ditës së Alfabetit, Hoxha: Shqipja të bëhet gjuhë zyrtare e Bashkimit Evropian

    Transportonin 9 emigrantë drejt Hanit të Hotit dhe Morinës, policia arreston tre korçarë

    11/22: Data simbolike që mund të ndryshojë rrjedhën e gjërave për këto 5 shenja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Transportonin 9 emigrantë drejt Hanit të Hotit dhe Morinës, policia arreston tre korçarë
    Aktualitet

    Transportonin 9 emigrantë drejt Hanit të Hotit dhe Morinës, policia arreston tre korçarë

    November 21, 2026

    Tre të rinj janë arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 9 emigrantë nga vendet e treta me dy automjete, kundrejt përfitimit financiar.

    Të arrestuarit janë A.D., 25 vjeç, M.T., 21 vjeç dhe K.N., 23 vjeç, të tre banues në Korçë. Ata u ndaluan në kuadër të operacionit policor të koduar “Tranzit 4”, të finalizuar në orët e para të mëngjesit.

    Sipas policisë, emigrantët dyshohet se kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar përmes kufirit të gjelbër në Korçë. Më pas, ata do të transportoheshin drejt pikave të kalimit kufitar të Hanit të Hotit dhe Morinës.

    Gjatë operacionit, uniformat blu sekuestruan dy automjetet që përdoreshin për transportimin e emigrantëve, si dhe pesë aparate celularë.

    Operacioni u zhvillua nga Sektori për Krimin e Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë, pas administrimit të informacioneve për një rast të transportimit të paligjshëm të emigrantëve.

    Ndërkohë, hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

    emigrante Hani i Hotit polici
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Në prag të Ditës së Alfabetit, Hoxha: Shqipja të bëhet gjuhë zyrtare e Bashkimit Evropian

    November 21, 2026

    Transportonin 9 emigrantë drejt Hanit të Hotit dhe Morinës, policia arreston tre korçarë

    November 21, 2026

    11/22: Data simbolike që mund të ndryshojë rrjedhën e gjërave për këto 5 shenja

    November 21, 2026

    Studentët presin Ramën me thirrjet “Poshtë diktatura”, kryeministri i fton në dialog

    November 21, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    11/22: Data simbolike që mund të ndryshojë rrjedhën e gjërave për këto 5 shenja

    Horoskopi i ditës, intuitë dhe këmbëngulje për të arritur objektivat

    Horoskopi 20 nëntor 2026/ Çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.