Në kuadër të Ditës së Alfabetit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një bashkëbisedim me të rinj nga treva të ndryshme shqiptare, të angazhuar në nismën “Fol Shqip”, mbi rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të gjuhës shqipe. Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit vlerësoi rolin e të rinjve dhe theksoi se mbrojtja e identitetit kombëtar kërkon veprime konkrete të përditshme në familje, shkollë e institucione. Begaj nënvizoi se pa gjuhën shqipe nuk ka atdhe e as shqiptari. Më tej Kreu i Shtetit nënvizoi se çështjet që lidhen me të drejtat e shqiptarëve kërkojnë vëmendje të vazhdueshme dhe bashkëpunim përtej dallimeve politike, ndërsa u bëri thirrje përfaqësuesve politikë shqiptarë, në qeveri dhe opozitë, që të bashkohen për mbrojtjen e këtyre të drejtave.