“Cili prej jush do t’i kërkojë gjyshit dhe gjyshes Grand Theft Auto VI si dhuratë për Krishtlindje?” Me këtë pyetje në TikTok, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u përpoq të tërhiqte vëmendjen te bonusi prej 400 eurosh për pensionistët. Por zgjedhja e një videoloje me përmbajtje për të rritur solli kritika nga opozita dhe shtypi grek.