“Më 28 nëntor do të dalim, Shqipërinë nuk e falim”! Me këto thirrje vijon protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit.
Mes thirrjeve dhe vargjeve patriotike, studentët duken të vendosur se do të vijojnë misionin e tyre, rrëzimin e kryeministrit Edi Rama si kërkesë e panegociueshme.
Ata paralajmërojnë Ramën se protesta e 28 dhe 29 nëntorit do të jetë me pjesëmarrje masive, për të arritur qëllimin e tyre; mbrojtjen e vendit.
