Mungesa e masave të sigurisë, ndalen punimet në një objekt ndërtimi në Skenderaj
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në Skenderaj, pas konstatimit të parregullsive dhe mungesës së masave të nevojshme për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.
Sipas njoftimit, ndalimi është bërë gjatë inspektimeve në terren, pasi janë evidentuar kushte të pasigurta për zhvillimin e punimeve.
Punimet do të mbeten të ndërprera deri në eliminimin e parregullsive të konstatuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët.
Inspektorati ka rikujtuar se zbatimi i masave për sigurinë dhe shëndetin në punë është obligim ligjor për çdo punëdhënës dhe se asnjë aktivitet ndërtimor nuk duhet të zhvillohet duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e punëtorëve.















