Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas suksesit historik të Lara Colturit në Kupën e Botës në ski alpine, duke përshëndetur triumfin e sportistes që përfaqëson Shqipërinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e ka cilësuar këtë arritje si një ditë historike për sportin shqiptar, pasi 20-vjeçarja fitoi garën e sllallomit në Gurgl të Austrisë.
Postimi:
Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine
Një ditë historike për sportin shqiptar! Në moshën 20-vjeçare, Lara Colturi triumfon në slalomin e Gurglit në Austri, duke i dhuruar Shqipërisë fitoren e parë në Kupën e Botës në ski alpine
Pas dy vendeve të dyta në vitet 2024 dhe 2025, Lara ngjitet në majën e podiumit, duke na bërë krenarë të gjithëve
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb