Studentët, qytetarët dhe përfaqësues të shoqërisë civile vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës kundër qeverisë.

Pasi u larguan nga Ministria e Arsimit, protestuesit u përballën me bllokimin e rrugës nga policia, e cila nuk i lejoi të dilnin në kryqëzimin pranë Bankës së Shqipërisë. Përballë kësaj situate, ata zgjodhën të vijonin marshimin përmes rrugës “Mine Peza” dhe më pas në drejtim të Rrugës së Kavajës.

Protestuesit po ecin përgjatë rrugës, pranë automjeteve që qarkullojnë, ndërsa drejtuesit e mjeteve u bien borive në shenjë mbështetjeje për ta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: