Me thirrjen ‘në datën 28 Rama e di vetë” mijëra protestues po marshojnë nëpër rrugët e Tiranës. Nga Ministria e Arsimit ku ata ishin vendosur në mesditë marshuan në rrugën e Kavajës e ndërsa tani ndodhen në rrugën Myslym Shyri.
Marshimi është paqësor dhe ka shumë prani të të rinjve por dhe fëmijë. Protestuesit mbajnë pankarta me mesazhe që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
‘Besa besë për Shqipërinë ta rrëzojnë tiraninë’ shkruhet në një prej pankartave.
Me thirrjet 'Doreheqje!' ata po orientohen drejt bulevardit 'Deshmoret e Kombit'
© SYRI.net