Bota

“Irani kërkon ujdi që nuk i pranoj dot”, Trump: Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar një qëndrim të ashpër ndaj Iranit dhe kufizime të reja për kompanitë amerikane të teknologjisë, teksa e cilësoi edhe një herë si historik samitin trepalësh të Shenzhenit. Në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, pas kthimit nga Azia, Trump deklaroi se Teherani kërkon një marrëveshje me Uashingtonin, por kushtet e propozuara janë të papranueshme për të.

“Ne duam të arrijmë një marrëveshje të vërtetë, jo një marrëveshje sa për sy e faqe. Regjimi Iranian i ka mashtruar njerëzit për 51 vjet. Irani nuk do të lejohet kurrë te ketë armë bërthamore, absolutisht kurrë”, tha Trump.

Duke folur për takimin me Vladimir Putinin dhe Xi Jinpingun, presidenti amerikan tha se mes tre fuqive të mëdha bërthamore ishte diskutuar shmangia e një konflikti nuklear.

Sipas tij, Rusia dhe Kina kanë rënë dakord se një luftë bërthamore nuk duhet të ndodhë kurrë, megjithëse Trump pranoi se reduktimi i arsenaleve mbetet jashtëzakonisht i vështirë. Sa për luftën në Ukrainë, pohoi se Putin ka shprehur dëshirën për t’i dhënë fund konfliktit përmes diplomacisë, por armiqësia e thellë mes presidentit rus dhe Volodymyr Zelenskyt e ndërlikon arritjen e paqes.

“Putini do të donte shumë t’i jepte fund luftës. Por kemi dy njerëz që nuk dinë sesi ta mbyllin këtë konflikt. Ne po përpiqemi t’i ndihmojmë. Kemi dy njerëz që e urrejnë njëri-tjetrin, Zelenskyn dhe Putinin, që duan ta përpunojnë këtë luftë, por kanë mbetur të bllokuar në të”, tha presidenti amerikan.

Trump shmangu krahasimet e samitit të Shenzhenit me Konferencën e Jaltës të vitit 1945, ndërsa këmbënguli se marrëdhëniet e tij personale me udhëheqësit rus dhe kinez mund të ndihmonin në kapërcimin e mosmarrëveshjeve. Një nga deklaratat më të forta erdhi për industrinë e inteligjencës artificiale.

Presidenti amerikan njoftoi papritur se nuk do të lejojë kompanitë amerikane të ndërtojnë qendra të dhënash jashtë Shteteve të Bashkuara, duke kërcënuar me taksa jashtëzakonisht të larta ato që do ta bëjnë këtë. Ai mbështeti gjithashtu mundësinë e rikthimit të Jensen Huang në drejtimin e Nvidia-s, pas skandalit që shkaktoi dorëheqjen e tij, duke deklaruar se sipërmarrësit e talentuar meritojnë një mundësi të dytë.