Taulant Seferi vazhdon të shkëlqejë në futbollin turk, duke konfirmuar formën fantastike që po kalon këtë sezon.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, këtë herë me një gol mjaft të bukur.
Seferi, i cili po aktivizohet në krahun e majtë të sulmit, ishte protagonist në minutën e 39-të të takimit.
Futbollisti kuqezi dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur rezultatin 2-0 për skuadrën e tij në atë moment.
Një realizim që tregoi edhe një herë cilësitë e sulmuesit shqiptar përpara portës kundërshtare.
Seferi dhe Kajserispor po përjetojnë një sezon të jashtëzakonshëm.
Skuadra turke kryeson Ligën e Parë dhe është gjithnjë e më pranë objektivit madhor të sezonit.
Ngjitja në elitën e futbollit turk është ëndrra e madhe e klubit dhe tifozëve të tij.
Në këtë rrugëtim, kontributi i Taulant Seferit ka qenë vendimtar.
Sulmuesi shqiptar është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.
Statistikat e tij flasin qartë për ndikimin që ka në lojën e Kajserisporit.
Deri më tani, Seferi ka regjistruar plot 11 gola dhe dy asistime.
Një bilanc shumë pozitiv për futbollistin e Kombëtares shqiptare.
Me këtë ritëm, Seferi po bëhet një nga protagonistët kryesorë të sezonit në kampionatin turk.
Tashmë, tifozët e Kajserisporit shpresojnë që forma e tij të vazhdojë deri në fund, për të festuar rikthimin në elitë.
© SYRI.net
Mançester City ngec ndaj Fulhamit, titulli largohet dhe hija e dënimit rëndon mbi ‘Citizens’
Lara Colturi shkruan historinë, fiton garën e parë në Kupën e Botës në ski
FSHF shpërblen Kombëtaren, ja bonusi për ngjitjen në Ligën B të KombeveBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: