E shtunë, 21 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Edi Rama përshëndet triumfin historik të Lara Colturit: Na bën krenarë të gjithëve

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur suksesin historik të Lara Colturit, e cila triumfoi në garën e sllallomit në Gurgl të Austrisë, duke i dhuruar Shqipërisë fitoren e parë në historinë e Kupës së Botës në ski alpine.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama ka vlerësuar arritjen e jashtëzakonshme të skiatores 20-vjeçare, e cila ngjitet në majën e podiumit pas dy vendeve të dyta të regjistruara në vitet 2024 dhe 2025.

“Një ditë historike për sportin shqiptar! Në moshën 20-vjeçare, Lara Colturi triumfon në sllallomin e Gurglit në Austri, duke i dhuruar Shqipërisë fitoren e parë në Kupën e Botës në ski alpine”, shkruan kryeministri.

Rama ka theksuar gjithashtu se suksesi i Colturit përbën një moment krenarie për të gjithë shqiptarët, duke e cilësuar atë si një arritje historike për sportin e vendit.

Reklamë

“Pas dy vendeve të dyta në vitet 2024 dhe 2025, Lara ngjitet në majën e podiumit, duke na bërë krenarë të gjithëve”, përfundon reagimin e tij.

Triumfi në Gurgl shënon një moment të rëndësishëm për karrierën e skiatores shqiptare, e cila konfirmon formën e shkëlqyer dhe potencialin për të qenë protagoniste në garat më të rëndësishme të skive alpine botërore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.