• Kontakt
Saturday, November 21, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

Fillimi AKTUALITET

Kronika kthen kusure, nxjerr dekrete dhe lë detyra!

17:06 : 21/11/2026
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Agron Gjekmarkaj

Autori i “Kronikës”, ditën e enjte, mbërriti afër akshamit në Parlament, i veshur me jeshile nga këmbët te koka, me një shall mbi qafë, krejt si Baba Mondi, por pa shenjtërinë e tij. I mungonte vetëm ai guri që e prekin të gjithë për mbarështim e sevape!

Dita qe në të shkrehur edhe ngjarjet në të sosur! Ndaj sot u mor vendimi që të lahen kusuret e javës, të nxirren disa dekrete dhe të lihen detyra për kohët historike që po jetojmë!

Kureshtarët e shumtë që kanë ndjekur udhëtimet e Babos këto ditë kanë parë se mbante lidhur për dorë një valixhe si ato diplomatike me kode bërthamore, shenjë e misterit dhe paralizës mendore që ka mbërthyer gjithë shoqërinë tonë, e cila ka nevojë për “Kronikën” që të mbërrijë në disa përfundime!

Lexo edhe:

Bashkia e Tiranës dënon ndërhyrjet politike të Ramës: Nuk varemi nga Kryeministri

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes”/ Banderola gjigande para Ministrisë së Arsimit

Veqilet e tij tregonin se herë pas here e hapte dhe prej saj nxirrte një radiografi këmbe dhe e keqyrte herë në diell, herë në hije! Rrezet lazer shohin atë që syri s’e kap, atë që natyra njerëzore nuk e shfaq, atë që frika nuk e shqipton! Gjëja është më e thellë sesa duket!

Krejt si radiografia e kinezit Ping te “Koncert në fund të dimrit” të Ismail Kadaresë, që nga Tirana udhëtonte drejt Pekinit, ashtu ajo e këmbës së Lal Erit futi në makth e ankth gjithë shtetin e Babos dhe atë vetë, që e mban kudo me vete, nga Fieri në Berlin! Natën në hotel ngrihej, pinte ujë, nuk i rrinte shpirti rehat, i hidhte një sy: këtu duket e enjtur, aty e plasur, andej një hematomë, gjumi i bëhej def!

Darkave, studio më studio, shfaqet Blendi Klosi me një tepsi të mbuluar me napë, me një gjë si gungë poshtë saj! Sapo debati ndizet, ai me solemnitet ngrihet, tërheq degërminë dhe nën të shfaqet koka e Mamices, mufatur me mjaltë e kripë që të mos prishet!

Po me kaq virtuozitet nxjerr nga xhepi herë pas here biçakun që përdori për t’ia ndarë kaçurrelat aq të përfolur në sagat e Nallbasë prej supeve të hajthme e të brishta! Ky është biçaku që u rri te koka gjithë armiqve që ka Bota, sokëlliu me atë fije zëri që i kishte mbetur nga lodhja!

Duke parë që e mira mbulohet nga vesi, Kronika vendosi:

Sallës ose sallave ku do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste t’i vihet emri “Nesti Angoni”! Për këtë ngarkohet Dallamanga Genc Gjonçaj, me sqepar e gozhda, të vendosë e të shkule tabelën sipas rastit!

Sallami kombëtar të marrë emrin Blendi Gonxhe! Në çdo salsiçe, si pullë, të vihet fotografia e tij.

Rrushit ragazi ai i Sypetrit Malajt!

Hamami i Durrësit të titullohet “Hamami i Tezes”!

Nga uji i Tepelenës të hiqet portreti i Ali Pashait dhe të vendoset koka e Termesë!

Gogozharët e Roskovecit të nderohen me emrin e Zeniqesë!

Ura Vajgurore të thirret “Ura Dilo Nasufi”!

Kanali vaditës në Peqin të marrë emrin e ndritur Rifat Salla!

Demir Demo të dekorohet me medaljen “Shuli i Babos” dhe të caktohet bekshi (roje) për ansamblin muzeal të të rënëve në oborrin e pasëm të PS!

Erjon Braçe të marrë emërtimin “Mistreci i Partisë”!

Toni unanimisht “ Psallti i Rilindjes”

Pirri Dengo të quhet “Gishtua i Parlamentit”!

Ditmar Bushati “Zorzopi i Brukselit”!

Tao “Brigadieri i grupit”!

Erjo Mile “Preshi i Fierit”!

Lungomares në Vlorë t’i ngjitet emri “Lungomarja Qefsere”!

Ulesia të emërohet “Kasneci” i Partisë!

Kalaja e pamposhtur e Sfetigradit, afër Dibrës, të marrë emrin e Belës!

Aty te strehohet Babua në ditë qameti!

Kronika nuk mund të jetë aspak indiferente ndaj ëndrrës shekullore të shqiptarëve, që është integrimi.

Ndaj, për Shqipërinë 2030, ajo dekreton e krijon medalje e onorifiçenca të ndryshme!

Nostalgjia europiane e shqiptarëve 2030: fap, Mimi di Puccini!

Dhëmballa e artë europiane e shqiptarëve 2030: tak, Pandeli Majko!

Qyfyrexhiu e hokatari i politikës europiane të shqiptarëve 2030: vap, Gone Gjekmarkaj!

Garderoba e shqiptarve europiane 2030 menjehere ate te Enno Bozdos!

Indiferenca e shqiptarve europine 2030 me ligjitimitet ate te Ivi Kasos!

Denoncuesi europian i shqiptarëve 2030: gojëzeheri, hop, Gaz Bardhi!

Heraldika e sqimes kombëtare e shqiptarëve europianë 2030: ah, Jorushi i Tabakëve, vetë ajo!

Shalqiri europian i shqiptarëve 2030: eh, Sajme Koreshi!

Kreshniku i eposit politik të shqiptarëve europianë 2030: oh, Flamur Noka!

Shkrimtarja e shqiptarëve europianë 2030 për librat e zinj zgjedhorë: Albana Vokshi!

Shqiptar lozonjar i Shqipërisë europiane 2030: namuzqari Sofjan!

Klodi Spaqia shpallet heqimja europiane e shqiptarëve 2030!

Nikollaqi i mbijetuarai europian i shqiptarve 2030 !

Njeriu i padjallëzuar i shqiptarëve europianë 2030: yyy, Ervin Salianji!

Loti i gëzimit europian të shqiptarëve: aaaa, Etila Gjonaj!

Festua hajerhaberri europian i shqiptarve 2030!

Të gjithë ata shqiptarë që mbarojnë shkolla e marrin grada, për ata shkruajnë libra e përgatisin tagji për kryetarët e Kuvendit, për ata që mbajnë verë në shpinë e pinë ujë, nderohen me Urdhrin “Kostaqi i argjentë europian 2030”!

Evis Kushi, dhaskalica europiane e shqiptarëve 2030!

Damua ashiku europian i shqiptarëve 2030!

Gjithashtu, “Kronika” vendosi të lërë edhe detyra në një kohë të matshme!

Fatmir Xhafa të shkruajë librin “Yje të pashuar socialiste ndër dekada”!

Ogi të shkruajë esenë “Kush për Babon punon, selametin e gëzon”!

Ne vitin 2030 monumenti i Ismail Qemalit kudo zevendesohet me atë të Babos ndersa ai i Skendeebeut vetem ne sheshin me te njejtin emer!

Delina Ibrahimi te paguaje harxhet !

Etiketa: Agron GjekmarkajEdi Ramaps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bashkia e Tiranës dënon ndërhyrjet politike të Ramës: Nuk varemi nga Kryeministri

16:33 : 21/11/2026
AKTUALITET

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes”/ Banderola gjigande para Ministrisë së Arsimit

15:30 : 21/11/2026
AKTUALITET

“Ju erdhi fundi”/ Studentët i vënë flakën fotos së Ramës

15:11 : 21/11/2026
AKTUALITET

Vendoret/ Rama porosi të vetëve: Mos hiqni asnjë nga puna në bashki!

14:22 : 21/11/2026
AKTUALITET

Nis protesta, studentët mblidhen te Ministria e Arsimit

14:12 : 21/11/2026
AKTUALITET

Vila e Agasit në Durrës/ Berisha: Është arreduar nga vetë Rama! Çfarë bën SPAK-u

13:55 : 21/11/2026

TË GJITHA

Kronika kthen kusure, nxjerr dekrete dhe lë detyra!

17:06 : 21/11/2026

Lara Colturi fiton garën e parë të Kupës së Botës në ski për Shqipërinë

17:02 : 21/11/2026

Qytetarët u vënë zjarrin koshave të mbeturinave në Myslym Shyr, pjesë e protestës edhe Greta Thunberg

16:50 : 21/11/2026

Bashkia e Tiranës dënon ndërhyrjet politike të Ramës: Nuk varemi nga Kryeministri

16:33 : 21/11/2026

Shqiptarja nga diaspora thirrje bashkatdhetarëve për 28-29 nëntor: Të ngremë një Kuvend në mbrojtje të Shqipërisë

16:19 : 21/11/2026

Bardhi: Balluku ka shpenzuar 69 mijë euro operacione plastike për t’u rinuar

15:55 : 21/11/2026

Macron paralajmëron agresion rus: Incidentet në Europë në nivel të ri

15:52 : 21/11/2026

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com