Një tërmet i fuqishëm godet Perunë, banorët dalin të frikësuar në rrugë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ka goditur rajonin e Andeve në pjesën qendrore të Perusë, duke shkaktuar shqetësim te banorët, ndërsa deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti ndodhi me epiqendër 34 kilometra në veri të qytetit Junín, në një thellësi prej 108 kilometrash.
#TemblorPerú, video muestra como fue el fuerte temblor de 6.7 con epicentro en Junín que sacudió Lima y toda la región centro del país, algunos moradores salieron a las calles temiendo una réplica. https://t.co/tUkHM2FnCD
— We News (@wenewsec) November 21, 2026
Lëkundjet janë ndier edhe në kryeqytetin Lima, ku shumë qytetarë kanë dalë me nxitim në rrugë nga frika e pasgoditjeve.
Instituti Gjeofizik i Perusë ka njoftuar se nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale.
- YouTube www.youtube.com
Edhe kryetari i komunës Carhuamayo, Abdel Vega, pranë epiqendrës së tërmetit, ka konfirmuar se deri më tani nuk janë evidentuar persona të lënduar apo dëme në ndërtesa.
Peruja ndodhet përgjatë të ashtuquajturës “Unaza e Zjarrit” në Oqeanin Paqësor, një zonë me aktivitet të lartë sizmik, ku ndodhin shumica e tërmeteve në botë. /Telegrafi/
































